Loading…
Kosova do të hapë ambasada të reja në 4 vende
  • 19/02/2019 | 16:47

Kosova do të hapë ambasada të reja në 4 vende

Tajlanda, Bangladeshi, Kolumbia dhe Ganës, janë disa nga shtetet ku së shpejti pritet të funksionalizohen ambasadat e reja të vendit tonë brenda këtij viti, transmeton Gazeta Metro.


Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

MPJ bën me dije tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre ambasadave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë