Loading…

Kosova do të ishte nën Serbi nëse Milosevici s’do e hiqte autonominë

  • 16/03/2017 | 10:39

Kosova do të ishte nën Serbi nëse Milosevici s’do e hiqte autonominë

Avokati dhe ish-zyrtati komunist Azem Vllasi thotë se Kosova sot do të ishte nën Serbinë nëse Slobodan Milosevici nuk do ta ja kishte hequr autonominë asaj.


Mediat serbe citojnë Vllasin të ketë thënë seMilosevici ka shkelur nëpër Jugosllavi, si dhe ka udhëhequr politika të çmendura me arrogancë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar kaos, përcjellë gazetametro.net.

“Për shkak të Milosevicit dhe politikave të tij të çmendua të gjithë kanë ikur nga Jugosllavia, ai ka shkelur autonominë e Kosovës dhe për këtë arsye shqiptarët më nuk kanë dashur asgjë” ka thënë Avokati Vllasi.

Sipas tij, shqiptarët u shtynë me forcë të jenë pjesë e Serbisë.

“Nëse Milosevici nuk do të përdorte atë politikë, ndoshta Kosova sot e kësaj dite do të ishte pjesë e Sebisë, dhe nuk do të vinte puna deri tek lufta. Sinqerisht, ne shqiptarët nuk i përkisnim kurrë Jugosllavisë dhe Serbisë, thjeshtë ishim të shtyrë që të jemi pjesë e tyre” ka thënë Azem Vllasi, i cili këtë javë u qëllua me një plumb në krah nga një atentator në shenj hakmarrje për politikën e ndjekur gjatë viteve ’80 si lider i komunistëve në Kosovë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë