Loading…

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan ‘Defender Europe 23’

  • 15/08/2022 | 20:30

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan ‘Defender Europe 23’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Kosova do të jetë vend pritës në ushtrimin më të madh të NATO-s në Ballkan “Defender Europe 23”.


Ai ka treguar në një status në Facebook se FSK do të jetë e përfaqësuar në këtë manovër ushtarake me dy regjimente.

“Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.  Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi.  Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane”, shkruan Mehaj.

“Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë.”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë