Loading…

Kosova do t’i zhvillojë katër ndeshje brenda katër ditëve

  • 25/03/2020 | 20:54

Kosova do t’i zhvillojë katër ndeshje brenda katër ditëve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do t’i zhvillojë katër ndeshje brenda katër ditëve, transmeton Gazeta Metro.


Prej 3 deri më 7 qershor vajzat tona do t’i luajnë katër ndeshje të raundit të dytë kualifikues për ‘Euro 2020’.

Zhvillimi i ndeshjeve me Gjermaninë, Slloveninë dhe i dy ndeshjeve me Bjellorusinë, do të jetë i mundur vetëm nëse kalohet kriza nga pandemia e koronavirusit.

E faqja zyrtare e FHK’së ka shkruar se edhe ata mund të japin kontributin për t’u zhvilluar këto ndeshje, duke qëndruar në shtëpi dhe duke iu përmbajtur këshillave të mjekëve.

“Ne mund të japim kontributin tonë për këtë, duke qëndruar në shtëpi dhe duke iu përmbajtur këshillave të mjekëve. Të kontribuojmë për shëndetin tonë dhe të tjerëve, të bëjmë të mundur që të kthehet sa më shpejtë sporti ynë që aq shumë po na mungon” – thuhet mes tjerash në njoftimin e FHK’së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë