Loading…

‘Kosova duhet të çlirohet nga ju’: Përplasja e ashpër mes Kurtit dhe Vucic në Mynih

  • 15/02/2020 | 09:13

‘Kosova duhet të çlirohet nga ju’: Përplasja e ashpër mes Kurtit dhe Vucic në Mynih

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih që u mbajt mbrëmë ka pasur një përballje të ashpër mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit serb Alexandar Vucic, për taksën dhe vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi, shkruan Gazeta Metro.


Gjuhë e ashpër është përdour nga ana e Vucic, kur Kurti i është drejtuar atij se Kosova duhet të çlirohet nga ata, dhe se Prishtina do të përdorë masa reciproke ndaj Serbisë.

“Republika e Kosovës duhet të çlirohet nga ju më, dhe Kosova do të vendos masa reciproke ndaj Serbisë”, tha Kurti në tryezën në Myhin ku ishte dhe Vucic, ku ky i fundit reagoi ashpër ndaj këtyre deklaratave duke thënë se  ju nuk guxoni të fyeni Serbinë.

“Nuk mund ta fyeni Serbinë vetëm se mendoni se jeni një yll i madh. Ju nuk përfaqësoni një shtet. Gjysma e botës, anëtarë të Kombeve të Bashkuara nuk ju kanë pranuar, e nëse flasim edhe për territor edhe më shumë se aq. Nëse vazhdoni me ofendime, ok është”, ka thënë Vucic me nervozimzëm.

Ndërsa, edhe vetë Kurti pas takimit pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Ai (Vucic) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, ka thënë Kurti shkurt pas takimit për Rel.

Kryeministri Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

“ Ne do të bëjmë gjithçka që të ruhet paqja e stabiliteti, nuk do të na provokoni. Poshtërimin e përpjekjeve tona rreth mini shengen, unë nuk po ju kuptoj. Por për ju do të jetë sfidë e madhe nëse mendoni të luani rolin e një tipi të rëndësishëm” kishte thënë Vucic.

Sipas ‘Kurir’ kryeministri kosovar Kurti nuk ka folur pas kësaj, e tutje Vucic e kishte porositur edhe një gjë.

“Nëse jeni duke menduar për masa reciprociteti më parë lexoni Marrëveshjen e Brukselit. Aty shkruan se ju duhet të formoni Asociacionin e komunave Serbe. Ky është obligimi i juaj i vetëm dhe nuk keni bërë asgjë”, thuhet t’i ketë thënë Vucic në fund kryeministrit Kurti e ky sipas tyre nuk ka thënë asnjë fjalë.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit ‘Chatam Haus’, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Megjithatë në rrjetet  sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Minishengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë.

I pari- s’ka marrëveshje pa dialog.

I dyti – s’ka dialog me harta.

I treti – pa presidentë rreth hartave.

Në këtë mënyrë ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vucic, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijëve të Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë, që kjo është përballja e parë mes Kurtit dhe Vucicit në një panel./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë