Loading…

Kosova e di se çka do thotë shkelja e të drejtave të njeriut

  • 10/12/2016 | 15:31

Kosova e di se çka do thotë shkelja e të drejtave të njeriut

Kryeministri e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qytetarët e Kosovës e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e drejtave të njeriut, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh se në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kosova është model i mirë, por ai ka përmendur edhe përkushtimin e Qeverisë, për avancimin dhe eleminimin e cënimit të të drejtave të njeriut.

Shkrimi i tij i plotë:

Qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumëvjeçar, e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut.

Republika e Kosovës sot, përbën modelin më afirmativ në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen kushtetuese e ligjore si dhe respektimin në praktikë të të drejtave të njeriut, në veçanti të kategorive tradicionalisht të diskriminuara.

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut shpreh krenarinë që Kosova është model i mirë, por edhe përkushtimin e Qeverisë për avancim të metejmë dhe eleminim të çdo forme të cenimit të të drejtave të njeriut në shtetin tonë.

Republika e Kosovës është e destinuar të jetë model suksesi dhe prijëse rajonale në këtë fushë dhe shumë aspekte të tjeta ku vijnë në shprehje vlerat më të larta të humanizmit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë