Ministrat e Financave të Kosovës dhe Kroacisë, gjatë takimit në Kroaci kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Kroacisë për fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale e fushën e fiskalizimit.
Ministri Avdullah Hoti dhe homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Rreth bashkëpunimit në fushën e fiskalizimit Ministri Kroat Zdravko Marie njoftoi Ministrin Avdullah Hoti për gatishmërinë e shtetit kroat që të ofrojë përvojën e tyre për shtetin e Kosovës në fiskalizimin e bizneseve.
Po ashtu, ministri Avdullah Hoti gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie vizitoi Administratën Tatimore të Kroacisë, ku panë për së afërmi funksionimin e kësaj Administrate, si dhe u njoftuan nga stafi i saj me sistemin fiskal të shtetit të Kroacisë./gazetametro.net