Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar marrëveshjen e arritur nga Qeveria e Kosovës dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, për rrënimin murit në Veri të Mitrovicës.
Ai shkroi se kjo është dëshmi se çdo problem mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet institucioneve kur ekziston gatishmëri për një gjë të tillë.
“Kosova ua garanton të drejtat dhe liritë çdo qytetari dhe pa marrë parasysh përkatësitë etnike, të gjithë duhet të ndjehen të barabartë me njëri-tjetrin”, shkroi në Facebook Presidenti Thaçi.
“Etnitë e shumta janë pasuri e jona, por retorika urrejtëse dhe interferimet nga jashtë mund ta dëmtojnë harmoninë tonë.”
“Kosova është e pandashme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë”, përfundoi Thaçi. /gazetametro.net