Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, derisa po merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë, samit ky që ka mbledhur më se 1000 pjesëmarrës nga 40 vende të ndryshme të botës.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxhaj ka theksuar rolin e diasporës shqiptare në zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.
Ai ka thënë se arritjet e shqiptarëve kanë qenë edhe mision i diasporës shqiptare, e cila ka qëndruar pranë bashkëkombëseve të vet historikisht, që nga formimi i shtetit shqiptar, përpjekjet për liri të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi, përpjekje e cila kulmoi me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
Pas paralajmërimit të një dite më herët të Presidentit Hashim Thaçi, kryediplomati Hoxhaj ka konfirmuar Prishtinën, si nikoqire të Samitit të ardhshëm të Diasporës.
Ai është shprehur i lumtur që në vitin 2016 me rrjedhën e zhvillimeve dhe me një diasporë të shpërndarë mirë gjeografikisht, mund të themi që ekziston faktori shqiptar në Ballkan dhe në botë.