Loading…

Kosova e Shqipëria nënshkruajnë nisjen e kongresit të parë të kryetarëve të komunave

  • 27/11/2020 | 20:31

Kosova e Shqipëria nënshkruajnë nisjen e kongresit të parë të kryetarëve të komunave

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për nisjen e kongresit të parë të kryetarëve të komunave, shkruan Gazeta Metro.


Marrëveshja është nënshkruar në Shqipëri nga zv.kryeministrit i Parë i Republikës Kosovës, Besnik Tahiri, me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj

Kjo platformë do të identifikojë fushat e përbashkëta dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Zëvendëskryeministri Tahiri është shprehur i lumtur që po jetësohet për herë të parë Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative, e cila sipas tij, duhet të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptare.

“Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik, por edhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të objektivit të përbashkët, integrimit evropian”, ka thënë Tahiri. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë