Loading…

Kosova edhe 1 vit anëtare e ENQA’së

  • 19/04/2018 | 18:05

Kosova edhe 1 vit anëtare e ENQA’së

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) do të vazhdojë te jetë anëtare në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky vendim është marrë sot nga Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s, e cila ka diskutuar lidhur me anëtarësinë e AKA-së në këtë organizatë.

Sipas një njoftimi të AKA-së për media, përfaqësuesit e saj me sukses kanë mbrojtur dhe përfaqësuar institucionin e tyre para Asamblesë së ENQA-s duke paraqitur të arriturat e Agjencisë në vitet e fundit, hapat e ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe sfidat me të cilat është përballur ajo.

“Të arriturat dhe angazhimi i AKA-së, janë vlerësuar edhe nga të pranishmit, agjencitë tjera evropiane, anëtare të ENQA-s, të cilat e kanë mbështetur angazhimin dhe misionin e AKA-së si dhe pavarësinë e saj”, thuhet në njoftimin e AKA-së.

Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s e ka mbështetur propozimin e Bordit të saj për vendosjen e AKA-së si “anëtare në shqyrtim”, për shkak të vlerësimit të jashtëm që AKA duhet ti nënshtrohet një vit para skadimit të anëtarësisë së saj, statusi i anëtarësisë së cilës në ENQA, siç njofton AKA, është deri në vitin 2019.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë