Loading…

Kosova edhe zyrtarisht merr kryesimin e SEECP

  • 15/07/2019 | 10:41

Kosova edhe zyrtarisht merr kryesimin e SEECP

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka treguar sot se Kosova edhe zyrtarisht do të merr kryesimin e  South-East European Cooperation Process (SEECP, shkruan Gazeta Metro. 


Pacolli solemnisht ka prezantuar marrjen e kryesimit nga ana e Kosovës, në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP.

Pacolli në një konferencë për media tha se prioritet do të jetë mbajtja e të rinjve brenda vendit, promovimi i kulturës dhe i turizmit.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia. Kryesimi i SEECP është njëvjeçar.

Çfarë është SEECP?

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) filloi me iniciativën e Bullgarisë në vitin 1996. Në takimin e kryesuar nga Bullgaria në Sofje, vendet e Evropës Juglindore (SEE) hodhën themelet për bashkëpunimin rajonal me qëllim krijimin e një atmosfere besimit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit.

Një karakteristikë e veçantë e SEECP është se ajo është një formë origjinale e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit të nisur me iniciativën e tyre, dhe jo me iniciativën e ndonjë organizate ose shteti tjetër ndërkombëtar. Në këtë drejtim, SEECP synon të përkufizojë veten si një zë i mirëfilltë i EJL-së, plotësuese ndaj Paktit të Stabilitetit, Iniciativës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ose Procesit të Stabilizim Asociimit.

Qëllimet themelore të bashkëpunimit rajonal në kuadër të SEECP përfshijnë forcimin e sigurisë dhe situatën politike, intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimin në fushat e burimeve njerëzore, demokracisë, drejtësisë dhe betejës kundër aktiviteteve ilegale. Synimi i SEECP është të mundësojë që anëtarët e saj t’i afrohen strukturave evropiane dhe euroatlantike nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe transformimit të rajonit në një zonë paqeje dhe stabiliteti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë