Loading…

‘Kosova është Serbi, s’ka me u dorëzu’: Tifozët holandezë të Twente në Beograd shpalosën parullat pro-serbe

  • 05/08/2022 | 19:16

‘Kosova është Serbi, s’ka me u dorëzu’: Tifozët holandezë të Twente në Beograd shpalosën parullat pro-serbe

Mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Konferencës së UEFA mes klubit serb Cukaricki dhe atij holandez FC Twente, tifozët holandezë shpalosën flamuj dhe banerë pro-serbë e anti-kosovarë, transmeton Gazeta Metro.


Jo për herë të parë tifozët e këtij klubi holandez kanë dalë në mbështetje të ambicieve fashiste serbe me parulla të tilla. Më 2017’n ata në ndeshjen kundër Feyenord kishin shpalosur pankartë me parullën pro-serbe ‘Kosova është Serbi’ për çka ishin dënuar nga UEFA që nuk lejon parulla politike në garat e tyre.

Mbrëmë në stadiumin e klubit serb Partizan në Beograd po zhvillohej ndeshja Cukaricki kundër Twente në garën e UEFA’s, Liga e Konferencës, që u mbyll me rezultat 1:3 për mysafirët por që si brengosi tifozët vendas aspak pasi ishin entuziazmuar me qëndrimin e atyre holandezë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUTASPORT.RS (@butasport.rs)

Rreth disa qindra të tifozëve më të zjarrtë të klubit nga Enschede në Holandë në tribunë këndonin e kishin parulla plot për klubin e tyre. Por u vërejt edhe një parullë në alfabetin cirilik ku shkruhej ‘Ska me u dorëzue’ në gjuhën serbe.

Në atë flamur shihet harta e Kosovës e mbuluar në flamurin serb dhe fjalia e adoptuar nga serbët.

Kjo parullë u bë e njohur pasi e tha presidenti serb Vucic të dielën para trazirave në veri dhe është përqafuar nga serbët që e mbajnë në rroba të tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë