Loading…

“Kosova është Serbi”: Vandalizohen muret e pikturuara në një shkollë në Bujanoc

  • 25/10/2020 | 23:14

“Kosova është Serbi”: Vandalizohen muret e pikturuara në një shkollë në Bujanoc

Ditë më parë muret e shkolles “Naim Frashëri” në Bujanoc u pikturuan nga grupi “BeYond” si shenjë falenderimi ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Mirëpo menjëherë pas kësaj, ato janë vandalizuar nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë hedhur mbishkrimet “Kosova është Serbi”, shkruan Gazeta Metro.


Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në llogarinë e kësaj shkolle në rrjetin social Facebook.

“Vandalizem nga njerëz të papërgjegjshëm Sot, edhe një herë u tregua një vandalizem nga njerëz të papërgjegjshëm duke treguar se paqja dhe demokracia në një shtet me shume pakica, po i pengon akoma dikujt tjetër.”, thuhet në këtë postim.

Shkolla fillore “Naim Frashëri” e ka dënuar ashpër këtë akt, teksa kanë ftuar organet që të hetojnë këtë rast dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë, shkruan Gazeta Metro.

Vandalizem nga njerëz të papërgjegjshëm

Sot, edhe një herë u tregua një vandalizem nga njerëz të papërgjegjshëm duke…

Posted by SH.F “Naim Frashëri” Bujanoc on Sunday, October 25, 2020

“E dënojmë ashpër këtë akt negativ sidomos në një shkollë edukative. Ftojmë te organet kompetente që të merren me rastin dhe ti nxjerrin para drejtësisë njerëzit që kanë bërë këtë gjest.”, thuhet tutje.

Ndryshe, në fotografitë e publikuara, shihet se mbi mure janë vendosur mbishkrime si “Kosova është Serbi”./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë