Loading…

‘Kosova është zemra e Serbisë’: Protestuesit serb dalin para ambasadës së Shqipërisë

  • 16/10/2021 | 19:59

‘Kosova është zemra e Serbisë’: Protestuesit serb dalin para ambasadës së Shqipërisë

Një grup protestuesish me orientime ideologjike të krahut të djathtë ekstrem në Serbi kanë protestuar përpara Ambasadës së SHBA’së atje dhe asaj të Shqipërisë për serbët në Kosovë, duke bërë edhe thirrje nacionaliste.


Siç bën të ditur Radio Evropa e Lirë, sipas vlerësimeve të policisë serbe, pjesëmarrës ishin rreth 40-50 persona,

Përpara se të mbërrinin tek ambasada amerikane, protestuesit u ndalën tek Ambasada e Shqipërisë në Serbi, duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”.

REL raporton se protestuesit tutje bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale që do mbahen në Kosovë ditën e nesërme.

Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”, bëri thirrje paraprakisht për protestë përmes rrjeteve sociale.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë