Loading…

Kosova fillon ‘pushtimin’ e Turqisë: Muhamet Ramadani merr medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik

  • 14/07/2019 | 14:10

Kosova fillon ‘pushtimin’ e Turqisë: Muhamet Ramadani merr medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik

Përfaqësuesja e Kosovës në Atletikë në grupmoshat U18 e ka filluar mbarë Kampionatin Ballkanik U18 të atletikës që po mbahet në Stamboll, transmeton Gazeta Metro.


Muhamet Ramadani ka arritur që të marrë medaljen e artë në garat që kanë filluar sot në Stamboll të Turqisë.

Ramadani rrëmbeu medaljen e artë në hedhjen e gjyles me rezultat 19.31 metra. Në realitet ai ishte i pa konkurrencë në Kampionatin Ballkanik të grupmoshës U18.

Kosova në Kampionatin Ballkanik po përfaqësohet me garuesit: Muhamet Ramadani (gjyle dhe disk), Alaudin Suma (gjyle dhe disk), Diellza Selaci (400 metra), Duarza Ivanja (100 metra), Albina Bojaxhiu (800 metra), Leon Thaqi (800 metra). /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë