Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore në Dialogun e Brukselit ka deklaruar se sot është arritur Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj që është 383 dhe ky vlerësohet të jetë një sukses i madh i dialogut të Brukselit.
Të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash ( 381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi, tha Tahiri.
Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshje, Serbia obligohet t’i dërgoj letër Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve ITU me të cilën pajtohet që t’ja alokoj kodin telefonik Kosovës. Ky obligim duhet të realizohet me datën 3 dhjetor 2016.
Ndërsa, Kosova obligohet që të jep një lejim të përkohshëm dhe të kufizuar për telefoni mobile për një kompani të re e regjistruar sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës. Ky lejim i përkohshëm dhe i kufizuar brenda infrastrukturës aktuale të telefonisë mobile është në përputhje me pikën 4 të Marrëveshjes së Telekomunikacionit të vitit 2013.
Marrëveshja për telekomin dhe zbatimi i saj do të mundësoj të vendoset rendi dhe ligji edhe në fushën e telekomit dhe nuk do të ketë më asnjë operim ilegal në sektorin e telekomit në të gjithë territorin e vendit./gazetametro.net