Loading…

Kosova hap ambasaden e saj në Emirate

  • 10/05/2018 | 17:12

Kosova hap ambasaden e saj në Emirate

Kosova ka hapur ambasaden e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bexhet Pacolli.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli bërë hapjen e ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi,  shkruan gazetametro.net.

Këtë lajm e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ministri Pacolli.

Postimi i Pacollit:

Sot u hap ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prerjen e shiritit prezent ishte presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA. Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit.

Pacolli ka theksuar se Emiratet e Bashkuara do të ndihmojnë Kosovën tani e tutje ekonomikisht, ai tha se tani e tuje vendi do të ketë zhvillim më të mirë ekonomik./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë