Kosova ka humbur miliona euro investime në formë të grantit nga agjensia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).
Bordi i kësaj agjencie ka vendosur që ta ulë Kosovën për një kategori më poshtë, përkatësisht nga programi “Compact” në atë “MCC threshold”. Ky vendim i bordit të MCC ka ardhur pas dështimit të Kosovës për t’u përballur me fenomenin e korrupsionit, shkruan Kallxo.com.
Derisa në vitin 2016, Kosova ishte vlerësuar se ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit, për vitin 2017 është shënuar regres në këtë fushë. Kjo i ka kushtuar Kosovës me degradim në program të Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).
“Bordi përzgjodhi Kosovën dhe Timorin Lindor për t’i zhvilluar programet hyrëse të MCC-së dhe ri-përzgjodhi Togon për të vazhduar në zhvillimin e programit të vetë hyrës”, thuhet në njoftimin e Korporatës Sfidat e Mijëvjecarit (MCC). “Programi i pragut më të vogël (Threshold) i jep MCC-së mundësinë që të punojë me vendet në mënyrë specifike në reformat politike dhe institucionale”.
Në një dokument të publikuar në ueb-faqen e MCC janë shpjeguar përfitimet dhe dallimet në mes të programit “Compact” dhe “Threshold”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link