Loading…

Kosova i arrestoi burrin për t’ia dorëzuar Erdoganit, ajo u përlesh me policët

  • 29/03/2018 | 16:01

Kosova i arrestoi burrin për t’ia dorëzuar Erdoganit, ajo u përlesh me policët

Pas arrestimit të drejtorit të institucioneve “Gulistan” Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, si dhe 3 mësimdhënësve, ka folur bashkëshortja e këtij të fundit Yasemina Karabina.


Në një intervistë për KTV-në, ajo ka treguar se në orën 8 të mëngjesit bashkë me bashkëshortin dhe djalin ishin nisur për në kolegjin “Mehmet Akif” në momentin kur janë ndalur nga një veturë e policisë.

“Kanë zbritur 2 policë në uniformë dhe kanë kërkuar dokumentet. Ne i thamë se mos kemi vepruar diçka keq dhe ata ne u përgjigjën se ‘po’. Më pas na kërkuan dokumentacionin dhe kur dolëm nga vetura i thanë burrit që t’ua japë edhe telefonin. Ne atëherë u shqetësuam sepse nuk na treguan kurrfarë arsye se pse na kishin ndalur dhe më pas e kapën burrin tim. Djali im dhe unë u munduam ta lirojmë atë prej duarve të policëve por edhe ne pësuam keq pasi kemi marrë lëndime. Njerëzit u grumbulluan për të parë se ç’po ndodhte por unë nuk dija shqip tu tregoja se nuk kemi asnjë faj”, ka thënë Yasemina Karabina.

Më pas burri im më tha të mos rezistojmë më shumë dhe e larguan atë. Sic kemi informata nga 3 avokatët tanë, burri im po.mbahët në stacionin kryesor te policisë në prishtinë dhe ende nuk ka asgjë të re.

Yasemina Karabina mendon se kjo është një vepër tjetër e Erdoganit.

“Ne e dimë se si ka ndodhur në rastet tjera ndaj familjeve tjera dhe menduam se edhe ndaj neve po sillen në atë formë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq drejtori i Mehmet Akif ne Lipjan ka thënë se asnjëherë nuk kanë pasur paralajmërime nga shteti i Kosovës se mund të mbyllet ky institucion ani pse thotë se ka qenë në dijeni që vetë Erdogani ia ka kërkuar këtë presidentit Hashim Thaçi.

“Të gjithë personat e arrestuar kanë leje qëndrimi në Kosovë sipas të gjitha dokumenteve përkatëse. Unë këtë vit kam filluar punën këtu dhe më lejoni t’u tregoj se asnjë koleg i joni turk nuk mund të shkojë atje sepse kjo është një situatë që ka dalë prej një personi që ka dalë jashtë kontrollit siç është Erdogani. Pas grusht shtetit shumë kolegë kanë dalë jashtë vendit, janë arrestuar por edhe fëmijët e tyre mund të arrestohen. Është gjendje shumë e rëndë. Kemi frikë se do të na arrestojnë. Unë për veten time e mbështes frymën e Gylenit por gjendja në Turqi nuk ka të bëjë se a janë duke e mbështet Gylenin pasi atje qëndron pyetja a e mbështet Erdoganin dhe nëse jo, konsideroheni tradhtar e armik”, ka shtuar Nazmi Mullus nga kolegji Mehmet Akif në Banullë të Lipjanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë