Loading…

Kosova i shet 130 mijë tonelata thëngjill Maqedonisë

  • 10/11/2021 | 16:02

Kosova i shet 130 mijë tonelata thëngjill Maqedonisë

Kompania ‘Elektrane Severne Makedonija’ (ESM) ka kontraktuar prokurimin e 130 mijë tonë thëngjill nga 300 mijë të planifikuara për aktivizimin e TC Oslomej.

Arsyeja për këtë është për të zbutur krizën energjetike në vend, tha sot drejtori i ESM-së, Vasko Kovaçevski.

Sasitë e dakorduara do të fillojnë të transportohen në vend nga mesi i nëntorit deri në fund të janarit, tha Kovaçevski për TV Sitel.

Sipas tij, thëngjilli do të sigurohet nga Kosova nga ku do të arrijnë 50 kamionë në ditë, si dhe nga një kompani vendore nga Berova. Ai ka paralajmëruar edhe nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e 200 mijë tonëve thëngjill shtesë nga Kosova.

Qeveria e Maqedonisë veriore shpalli një krizë energjetike 30-ditore të martën. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vendimi është marrë pasi Komisioni për Vlerësimin e Sektorit të Energjisë ka konstatuar se ekziston rreziku i mungesës së energjisë elektrike, si dhe rrezik për stabilitetin e sektorit të energjisë.

Agjencia MIA raportoi se vendimi i qeverisë nuk nënkupton masa kufizuese për popullatën, por se supozohet se nga janari do të rritet çmimi i energjisë elektrike për tetë deri në nëntë për qind.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE njoftoi sot se kapaciteti më i madh energjetik i Kompleksit Minerar dhe Energjetik (REK) Manastir “në mes të krizës energjetike po punon me gjysmë blloku tre”, se “ka thëngjill në vetëm dy ditë, ndërsa kapaciteti i liqeneve artificiale është ulur në nivel për të kënaqur vetëm një ditë prodhimi të energjisë elektrike”.

Sipas deklaratës së kësaj partie, të cilën e transmeton MPB-ja, shteti për vetëm tri ditë ka shpenzuar 9.0 milionë euro për import të energjisë elektrike dhe po aq energji elektrike, siç thuhet, mund të prodhohej në termocentralet vendore për 4.5 herë më lirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë