Loading…

Kosova ia kalon Shqipërisë me rroga

  • 17/01/2017 | 17:36

Kosova ia kalon Shqipërisë me rroga

Ndryshe nga vendet tjera të Ballkanit, Shqipëria dhe Kosova  gjatë vitit 2015, kishin pagesën minimale më të ulët për punëtorët e tyre.


Sipas të dhënave nga agjencia e statistikave “Open Data Albania”, këto dy shtete vitin e kaluar  nuk aplikuan për  pagesë minimale më shumë se 200 euro, duke rënë nën Bullgarinë.

Krahasuar me raportin e vitit 2015, paga mesatare në Kosovë ka pësuar ndryshime. Kështu sipas raportit të Numbeo, që përcakton nivelin e jetesës, thuhet se paga mesatare në Kosovë është 381 euro në muaj, që nënkupton se nga vendet fqinje vetëm Mali i Zi ka pagë më të madhe se Kosova më 442 euro në muaj.

Sipas këtij raporti,  Shqipëria thuhet të jetë më pagën më të ulët në rajon me vetëm 280 euro. Ndërsa pagën që marrin maqedonasit, të cilët sipas Numbeo paguhen mesatarisht me 283 euro në muaj, pra vetëm 3 euro më shumë se paga mesatare në Shqipëri.

Ndërkohë Italia dhe Greqia si vende të BE kanë standard shumë më të lartë pagash se vendet e tjera të rajonit që shkojnë dy deri në katër herë më shumë se në vendin tonë. Në Itali paga mesatare mujore është 1460 euro, ndërsa në Greqi paga mesatare mujore është 746 euro.

Këto paga vihen përballë kostove të jetesës, apo shpenzimeve mujore për të përcaktuar më pas standardin e jetesës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë