Loading…

Kosova ka importuar mbi 9 milionë euro rrymë vetëm gjatë tetorit

  • 19/11/2021 | 10:31

Kosova ka importuar mbi 9 milionë euro rrymë vetëm gjatë tetorit

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ka shkaktuar edhe rritje të madhe të vlerës së importit të energjisë.


KEDS dhe KESCO gjatë tetorit të këtij viti, pra për një muaj, përkundër motit të mirë ka importuar 9,15 milionë euro energji elektrike.

Këta operatorë të energjisë kanë thënë se kjo është një rritje enorme nga 1,5 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Kjo rritje ka rrjedhur nga çmimet ekstreme dhe rritjes së kërkesës. KEDS dhe KESCO ka blerë gjatë tetorit energji elektrike me çmim mesatar prej 242 euro për megavat/orë, një rritje prej gati pesëfish nga tetori i vitit 2020, kur energjia elektrike ishte importuar me çmim mesatar prej 49 eurosh për megavat/orë. Konsumi është rritur për 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën për media.

Për shkak të rritjes së konsumit KEDS dhe KESCO është detyruar që të importojë gjatë muajit tetor 37,753 megavat orë energji elektrike.

Trendi i rritjes së konsumit ka vazhduar edhe gjatë nëntorit, sikurse edhe blerja me çmime të larta, madje mbi ato të muajit tetor.

KEDS dhe KESCO paralajmëron se rënia e temperaturave pritet të rrisë tutje konsumin dhe si rrjedhojë edhe nevojën për import shtesë, pasi prodhimi vendor është i kufizuar, prandaj apelon për kursim të energjisë.

“Kështu llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO por për të gjithë qytetarët e Kosovës. Prandaj, kursimi maksimal dhe përdorimi i formave alternative për ngrohje, është i domosdoshëm në të gjithë vendin”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë