Loading…

Kosova ka përmbushur kriteret për vizat, tashmë varet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian

  • 27/10/2019 | 20:18

Kosova ka përmbushur kriteret për vizat, tashmë varet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Evropës, por tashmë është në dorën e Parlamentit dhe Këshillit Evropian nëse një gjë e tillë do të vendoset, shkruan Gazeta Metro.


Burime të ‘lajmi.net’ brenda Komisionit Evropian, kanë bërë të ditur se Kosova tashmë i ka plotësuar kriteret që i kishte vënë Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

“Më 18 korrik të vitit 2018, Komisioni konfirmoi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, përfshirë dy kërkesat e pazgjidhura më parë: 1. Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe 2. Forcimin e një bilanci në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka njoftuar ky burim brenda Komisionit Evropian.

Miratimi i propozimit të Komisionit Evropian  për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, tani u takon Parlamentit dhe Këshillit Evropian.

“Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit që të miratojnë propozimin e Komisionit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar ky burim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë