Që nga marsi deri tani në Kosovë janë shpenzuar 143.6 milionë euro në kuadër të përballjes me pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Transfere gjatë raportimit për masat fiskale të ndërmarra gjatë pandemisë. ka treguar shifrën e shpenzimeve gjatë muajve të pandemisë.
“ Nëse i referohemi shpenzimeve që janë bërë në kuadër të përballjes me pandeminë COVID-19, deri më tani janë shpenzuar 143.6 milionë euro. Paga dhe shtesa 22.3 milionë euro dhe subvencione e transfere 110 milionë euro. Nga këto kanë përfituar përafërsisht 426 mijë përfitues”, tha Bajrami para Komisionit.
Kjo është fjala e saj:
Janë shpenzuar, ndarë dhe alokuar gjithsej 245 milionë euro. Sipas rishikimit të buxhetit ne kemi inkorporuar të gjitha masat e pazbatuara të Pakos Fiskale Emergjente, e cila ka përmbajtur në vete një buxhet prej 365 milionë euro. Nëse i referohemi shpenzimeve që janë bërë në kuadër të përballjes me pandeminë COVID-19, deri më tani janë shpenzuar 143.6 milionë euro. Paga dhe shtesa 22.3 milionë euro dhe subvencione e transfere 110 milionë euro. Nga këto kanë përfituar përafërsisht 426 mijë përfitues.
Për masën e parë janë shpenzuar 7.8 milionë euro dhe kanë përfituar 24 mijë persona, për masën e dytë janë shpenzuar 16 milionë euro dhe kemi pasur 70 mijë përfitues, për masën 3A janë shpenzuar 49 milionë euro dhe kemi pasur 130 mijë përfitues, për masën 3B kemi 5.8 milionë euro dhe kanë përfituar 10 mijë e 81 biznese. Për masën e katërt kemi shpenzuar 11 milionë euro dhe kanë përfituar 8 ndërmarrje publike, për masën e gjashtë kemi shpenzuar 14.7 milionë euro dhe kanë përfituar 25,508 përfitues, për masën e shtatë janë shpenzuar 2.5 milionë euro dhe kanë përfituar 14 mijë e 776 përfitues”.
“Për masën e tetë janë shpenzuar 322,140 euro dhe kemi pasur 804 përfitues, kurse masa 14-të ka kushtuar 3.8 milionë euro dhe kanë përfituar 14,463 përfitues dhe për masën e 15-të kemi shpenzuar 10.5 milionë euro dhe kanë përfituar 25,572 përfitues./gazetametro.net.