Loading…

Çështjen e Kosovës Putin e bën që ta mbajë Serbinë nën sqetull

  • 06/02/2017 | 21:36

Çështjen e Kosovës Putin e bën që ta mbajë Serbinë nën sqetull

“Çështja e Kosovës ka vite që ka zënë vend në diplomacinë ruse” – kjo është deklarata që ka dhënë sot ish – ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili është edhe njohës i politikës ruse.


Lauka, në televizionin Klan Kosova, kjo ka penguar edhe njohjet e disa shteteve që nuk i kanë ardhë Kosovës, sepse kundërshtar i saj ka qenë Rusia.

Ish – ambasadori ka pohuar se ka pasur momente edhe nënvlerësimi të Rusisë, por që  tani kanë kaluar në mbivlerësim duke vlerësuar se shteti rus ka trashëguar një potencial me peshë globale nga ish-Bashkimi Sovjetik.

“Ne kemi një rezolutë që ka vulën e Rusisë në Këshillin e Sigurimit dhe për fat të keq edhe në Kosovë edhe në Shqipëri nisur nga disa deklarata të Putinit ka një moskuptim një keqinterpretim bile edhe një entuziazëm naiv te disa analistë sikur Putini është shprehur që Kosova ka ligjshmëri për pavarësinë e saj edhe Krimeja ka ligjshmërinë e vet”, ka pohuar Lauka.

21:29 – I plotësuar:

Lauka ka thënë se çështja e Kosovës për Rusinë nuk ka asnjë vlerë.

“Çështjen e Kosovës, Vladimir Putin e bën për ta mbajt Serbinë nën sqetullën e vet dhe dy për ta përdorur si kartë presioni”.

“Në njohjen e Krimesë nga Amerika dhe të Kosovës nga Rusia e mbrojnë pikëpamjen që nuk mund të ndodhë kjo”.

Kjo pasi Krimeja nuk është interes jetik i Rusisë, sipas tij.

Lauka në “Zona B” të Klan Kosova ka thënë se Krimeja është rast i aneksimit me dhunë e marrjes së territorit të një shteti.

 

Gjithë lufta e Putinit është kundër dyfytyrësisë perëndimore në Kosovë, sipas Laukës.

“Putin thotë se në Krime ka pasur shprehje të vullnetit të popullit kurse në Kosovë nuk ka pasur”, pohon ai më tej.

“E dyta qëllimi rus ndaj Kosovës ka qenë dhe mbetet përherë anti dhe është mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Rusisë, me argumente që pavarësia e Kosovës është e paligjshme dhe shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare.

“Dhe sot thonë që ne nuk e njohim Kosovën por do ju mbështesim në luftën e juaj territoriale”, përfundon Lauka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë