Loading…
Kosova lë pas Australinë dhe Serbinë për këtë gjë
  • 05/03/2019 | 17:18

Kosova lë pas Australinë dhe Serbinë për këtë gjë

Speedtest Global Index ka publikuar listën e vendeve me shpejtësi të internetit më të lartë. E në këtë listë, Kosova lë prapa kontinentin e Australisë, si dhe Serbinë, transmeton Gazeta Metro.


Shpejtësia e internetit në Australi llogaritet të jetë vetëm 33.28 megabit për sekond (Mbps). Për këtë gjë, Kosova është radhitur para këtij vendi.

Raporti i Speedtest Global Index për muajin janar, ka zbuluar se Kosova e ka shpejtësinë e internetit 37.37 megabit për sekondë, vlerë kjo më e lartë se sa ajo e Australisë dhe Serbisë, përcjell Gazeta Metro.

Mirëpo përveç kontinentit mjaftë të zhvilluar të Australisë, në këtë listë më ulët se Kosova gjenden edhe Katari e Mali i Zi.

Serbia ka 36.15 megabit për sekondë shpejtësi të internetit, 34.30 Katari dhe 34.08 Mali i Zi.

Ndërkohë, mediat e huaja po e konsiderojnë një gjë të tillë si fakt interesant, duke krahasuar Australinë me Kosovën, e cila është ende vend në zhvillim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë