Loading…

Kosova në vendin e tretë për korrupsion

  • 16/11/2016 | 11:50

Kosova në vendin e tretë për korrupsion

46 për qind e qytetarëve  të Kosovës mendojnë se deputetët janë të përfshirë në korrupsion, si dhe 65 për qind e tyre e shohin korrupsionin ndër tri problemet kryesore në vend.

Qeverinë e Kosovës si të ”dobët” në luftimin e korrupsionit e shohin 67 për qind e qytetarëve.

Këto gjetje u thanë në lansimin e Barometrit Global të Korrupsionit të bërë nga KDI-ja, raport i cili rendit Kosovën në vendin e tretë krahas 42 vendeve të tjera të Evropës dhe Azisë Qendrore, që ishin pjesë e këtyre gjetjeve.

Këtu u tha se po flitet për periudhën para aferës Pronto, e ciëla është vërejtur se ka ndikuar në një masë tëmadhe në përceptimin e publikut për korrupsionin.

Artan Canhasi nga ky institut tha se barometri global i korrupsionit për Kosovën është bërë me 1,500 respodentë në Kosovë, në periudhën kohore prej 12 dhjetorit deri më 2 mars 2016.

Ndërsa, gjetjet per ryshfet tregojnë se Kosova renditet me 10  për qind për normë të ryshfetit, duke e renditur Kosovën në nivel të ulët të ryshfetit, krahasuar me vendet e rajonit, raporton gazetametro.net

Poashtu problem në Kosovë, tash e një kohë shihet të jetë niveli i lartë i korrupsionit në fushën e prokurorimeve.

Këtu u tha se po flitet për periudhën para aferës Pronto, e cila është vërejtur se ka dnikuar në një masë tëmadhe në përceptimin e publikut për korrupsionin.

Artan Canhasi nga ky institut tha se barometri global i korrupsionit për Kosovën është bërë me 1,500 respodentë në Kosovë, në periudhën kohore prej 12 dhjetorit deri më 2 mars 2016.

Raporti në fjalë ka për bazë bindjen e qytetarëve që kanë pasur kontakt me institucionet publike të vendit, dhe u konsiderua si raport shumë i saktëi cili përdoret edhe nga banka botërore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë