Loading…

Kosova me çmime më të larta se tri vende të BE’së

  • 30/01/2017 | 19:00

Kosova me çmime më të larta se tri vende të BE’së

Eurostat, Sistemi Europian i Statistikave ka publikuar nivelet e çmimeve për ushqim, pije dhe duhan për 38 vende evropiane, 28 vende anëtare të BE’së, vendet e rajonit tonë, e edhe Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.


Në bazë të këtyre statistikave, Kosova del jetë e renditur si e 33 për nivel të çmimeve në këto produkte, duke pasur çmime më të larta se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia, e madje më të larta se edhe tri vende anëtare të Bashkimit Evropian, siç janë Polonia, Bullgaria dhe Rumania, shkruan gazetametro.net.

Ky hulumtim i bërë për vitin 2015, për çmimet e ushqimit dhe pijeve jo alkoolike, e rendit Danimarkën në nivelin më të lartë, me çmime 45 për qind më të larta se sa mesatarja e çmimeve në Europë, ndërsa Maqedoninë me nivelin më të ulët të çmimeve, 42 për qind më të lira se sa mesatarja europine.

Ndërsa, Kosova në këtë listë renditet me nivel të çmimeve 30 për qind më të lira se sa mesatarja europiane.

Ky sondazh përfshinë rreth 440 produkte duke u bazuar me çmimet e tyre se si janë në të gjitha vendet e Europës. /gazetametro.net

a

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë