Loading…

Kosova me Maqedoninë thellojnë bashkëpunimin dhe në fushën e regjistrimit të bizneseve

  • 06/09/2019 | 09:46

Kosova me Maqedoninë thellojnë bashkëpunimin dhe në fushën e regjistrimit të bizneseve

Vetëm një ditë pasi vendosën t’i hiqnin njëra-tjetrës ndalesat për produktet respektive, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot do të shtrijnë bashkëpunimin edhe në një tjetër fushë.


Sot do të bëhet nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes të dyja vendeve.

Të pranishmëve do t’ju drejtohet më një fjalë përshëndetëse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ndërsa para aktit të nënshkrimit të memorandumit nga fjalë do ta mbajnë edhe drejtoresha e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Nexhmie Selimi dhe ajo e Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve të Maqedonisë së Veriut, Marija Boshkovska.

Ndryshe, para pak muajsh Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ka nënshkruar memorandum Bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë