Loading…
Kosova me rrymën më të lirë në Evropë, Eurostat publikon statistika të reja
  • 27/05/2019 | 14:26

Kosova me rrymën më të lirë në Evropë, Eurostat publikon statistika të reja

Eurostat ka publikuar të dhënat e reja rreth çmimit të energjisë elektrike në vende të Evropës, ku sipas shifrave, Kosova radhitet ndër vendet me çmimin më të ulët, transmeton Gazeta Metro.


Në listën e publikuar nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian, vetëm Ukraina ka çmim më të ulët të enërgjisë se sa Kosova.

“Kosova ka arritur të mbajë çmim më të ulët të enërgjisë, kryesisht për shkak të mungesës së investimeve në sektorin e energjisë. Ndërsa rritjet më të mëdha të çmimeve, janë shënuar në vende si Qipro dhe Spanja”, thuhet në raportin e publikuar nga Eurostat.

Në listë po ashtu, përfshihen të dhëna rreth çmimeve në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Serbi, Turqi, Bosne dhe Hercegovinë, Kosovë, Moldavi, Ukrainë dhe Gjeorgji.

Sidoqoftë, Kosovën e presin në të ardhmen investime të shumëta në sektorin e energjisë elektrike. Investime këto në në projekte të energjisë së gjelbër, termocentralin Kosova e Re, në miniera dhe në projekte tjera energjetike, do të reflektojnë në cmimin e energjisë elektrike në Kosovë në të ardhmën.

Realizimi i projekteve të planifikuara energjetike është më se i nevojshëm, për të siguruar pavarësi energjetike për vendin dhe furnizim të rregullt me energji elektrike në Kosovë, dhe për të përfunduar humbjet e mëdha vjetore prej më shumë se 300 milion eurosh, të shkaktuara nga mungesa e sasive të mjaftueshme të energjisë elektrike në Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë