Loading…

‘Kosova meriton më mirë’, LDK: Qeveria solli marrëveshje me një Asociacion Plus e me amnisti të Serbisë pa kërkimfalje

  • 30/03/2023 | 16:10

‘Kosova meriton më mirë’, LDK: Qeveria solli marrëveshje me një Asociacion Plus e me amnisti të Serbisë pa kërkimfalje

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se gjatë këtyre dy viteve, parimet e tyre ideologjike siç është ‘Jo Negociata, Vetëvendosje’  ka ndërruar në dialog dhe atë degraduar, shkruan Gazeta Metro.


Në adresimin e LDK’së shtohet se, tashmë është përfunduar me një marrëveshje bazë me Serbinë, ku s’ka njohje dhe me dialog që do të vazhdojë me vite.

Pos këtyre shtohet se, populli i Kosovës meriton qeverisje më të mire dhe se Kosova meriton qeveri të përgjegjshme.

Komunikata e plotë:

Gjatë këtyre dy viteve nga parimet ideologjike e të ndërruara tashmë; JO Negociata, Vetëvendosje, në dialog dhe atë të degraduar.

Përfunduam me një Marrëveshje BAZË me Serbinë, ligjërisht obligative, PA NJOHJE, e me dialog që do të vazhdojë me vite. Një marrëveshje që e “kapërcen trashëgiminë e të kaluarës”. Me amnisti e pa kërkimfalje nga Serbia. Një Marrëveshje që parasheh vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë, një rregullim pushtetor që s’e njeh Kushtetuta e Kosovës, efektivisht me një Asociacion Plus.

Populli i Kosovës meriton qeverisje më të mirë. Kosova meriton Qeveri të përgjegjshme! /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë