Loading…

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

  • 19/03/2019 | 18:50

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, gjatë ditës priti në takim një delegacion i ekspertëve slloven, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që ta përkrahin projektin e hartuar nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili parasheh rritjen dhe modernizimin e sektorit të përpunimit të ushqimit në Kosovë. Ky projekt është duke u zhvilluar në disa sektorë të cilët përfshijnë blegtorinë, hortikulturën, lavërtarinë, etj.

Ministrja Zivic, shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e palëve në këtë proces dhe njëkohësisht ofroi përkrahje morale dhe institucionale për mbështetje në mbarëvajtje të këtij projekti. “Projekte të tilla, përmes të cilave synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë janë të mirëseardhura dhe jemi pro çdo projekti përmes të cilit do të përfitoj sektori dhe fermerët tanë”, citoi Ministrja Zivic.

Nga ana e tij, Alojz Kraçun, ndërmjetësues mes SID-it dhe Qeverisë së Kosovës, konkretisht MBPZHR-së, tha se projekti do të ndihmonte në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në te mirë të sektorit të bujqësisë.

Ky projekt parasheh ofrimin e mbështetjes financiare konkrete në sektorët e lartshënuar në vlerë prej 200 milionë euro dhe duke marrë parasysh që projekte të tilla të mëdha realizohen përmes marrëveshjeve mes dy vendeve të ndryshme, atëherë u propozua që të formohet një komision ndërministror qeveritar me ekspertë të fushës, të cilët do të analizojnë këtë projekt, i cili do të përkrahet 85 % nga SID Bank dhe 15 % do të jetë pjesëmarrja e Qeverisë së Kosovës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë