Gjatë ditës së sotme në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për ‘Main Round’ në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2024 në futsall, ku kombëtarja e Kosovës ka mësuar edhe kundërshtarët e saj, transmeton Gazeta Metro.
Në shortin që morën pjesë 36 ekipe kombëtare, Kosova do të ketë punë me Ukrainën dhe Holandën në grupin 11.
Ndeshjet në çdo grup do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesit e 12 grupeve dhe katër ekipet më të mira të vendeve të dyta do të kualifikohen në ‘Elite Round’, kurse tetë ekipet e tjera të vendeve të dyta do të luajnë në ‘play-off’.
Cikli i ndeshjeve do të fillojë nga shtatori i këtij viti dhe përfundon në mars të vitit 2023. ‘Dardanët’ u kualifikuan në ‘Main Round”, pasi doli e dyta në Grupin C të fazës së parë kualifikuese. /gazetametro.net