Loading…

Kosova mirëpret amerikanët e shokuar nga zgjedhjet

  • 09/11/2016 | 16:12

Kosova mirëpret amerikanët e shokuar nga zgjedhjet

Tashmë është bërë e ditur se pas fitores së Trumpit në Amerikë janë shtuar kërkimet për mundësitë e emigrimit nga qytetarët amerikanë.

U bë e ditur se ata më së shumti ishin të interesuar për emigrim në Kanadë.

Duke u nisur nga kjo situatë, tashmë nëpër rrjetet sociale ka plasur humori në forma të ndryshme.

Edhe Kosova ka shprehur solidaritetin e saj me shtetasit amerikanë që janë të shokuar nga zgjedhja e biznismenit Trump president.

Kështu, së paku thotë një faqe interneti e quajtur; ‘’Kosova, nëse Trump fiton’’.

Kjo faqe tregon se mikëpritja ndër shqiptarë ka qenë gjithmonë traditë dhe është ende pjesë e kulturës tonë, shkruan gazetametro.net

“Ne ju mirëpresim të gjithëve këtu, demokratë, republikanë, artistë, punëtorë, inxhinierë, apo edhe politikanë”, thuhet në përshkrimin e kësaj faqeje.

Këtu mund të gjenden të dhënat demografike për Kosovën së bashku me një mesazh mjaft interesant; “Duaje vendin tënd aq sa kosovarët e duan Amerikën”./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë