Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar sot pas marrjes së kodit të telefonisë nga ana e Kosovës.
Ai ka thënë se me këtë Kosova ka pranuar të bëhet Krahinë e Serbisë.
Sipas tij, si bilanc përfundimtar, Republika e Kosovës bëhet pjesë e Serbisë në fushën e telekomunikacionit, transmeton gazetametro.net.
“ITU i ndau për përdorim kodin +383 “rajonin gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, siç thuhet në letrën që Sekretari Gjeneral i ITU-së i dërgoi ministrit serb të sektorit, si përgjigje në letrën e këtij të fundit të datës 2 dhjetor dërguar ITU-së”.
“ITU zotohet se këtij rajoni gjeografik, pra “Krahines Atonome te Kosoves e Metohise”, do t’i referohet si “Kosovo” dhe në secilin rast kur në anekset teknike përdoret ky emertim, ai do të jetë i përcjellë me fusnotën e njohur tashmë”.
Ymeri ka shtuar duke thënë se çmimi që Kosova ka paguar për kod është sovraniteti, dhe për këtë ka përmendur disa pika:
Ai ka bërë thirrje që nuk duhet pranuar ky bilanc të cilin e ka vlerësuar si jashtëzakonisht negativ.
“Ende nuk ka përfunduar. ARKEP në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën të nënshtrohet politikisht e ta jap liçencën për “Telekom Srbija”. Këta janë Autoritet i pavarur dhe kanë përgjegjësi ta ndalin këtë pushtim të Serbisë në fushën e telekomunikacionit”.
“PTK në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën t’ia jap pronën e telekomunikimit Kompanisë publike të Serbisë. PTK është ndërmarrje në pronësi të publikut në Kosovë dhe duhet t’i jap llogari qytetarëve e jo pushtetarëve”, ka thënë Ymeri. /gazetametro.net