Loading…

Kosova mund “të këmbehet” me Krimenë

  • 17/11/2016 | 10:24

Kosova mund “të këmbehet” me Krimenë

Ambasadori i Ukrainës në Beograd Oleksandr Aleksandroviç ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës mbetet i njëjtë, por ai ka shfaqur dyshimin se Rusia do të mund të “heqë dorë nga Kosova” nëse Perëndimin e njeh Krimenë.

„Rusia tash e mban veton e vet për pavarësinë e Kosovës, nesër mund ta heqë. Rusia e ka vënë veton jo pse i do shumë serbët , por për shkak se ajo i përgjigjet politikës së saj. Putin ka theksuar se është i gatshëm të heqë dorë nga Kosova nëse Perëndimi e njeh Krimenë. Në politikë nuk ka vëllazëri e miqësi, ka vetëm interesa”, citon “Blic” i Beogradit të ketë thënë Aleksandroviç.

Ai ka theksuar se Ukraina nuk e njeh Kosovën shtet dhe ka përkujtuar se Ukraina në kualifikimet për Kampionatin Europian në Basketboll 2017 dhe në Botërorin 2018 në futboll ka rënë në një grup me Kosovën, por ka vendosur që ndeshjet t’i zhvillojë jashtë kufijve të vet.

„Në të kundërtën, ne është dashur t’i njohim pasaportat si legjitime. Nga ana tjetër, rusët i kanë pranuar qytetarët me pasaporta kosovare“, ka thënë Aleksandroviq, duke vlerësuar se “nuk është fer që askush nuk thotë faleminderit kur Ukraina mbron qëndrimin e Serbisë.
Ambasadori mendon se Serbia me Ukrainën ka më shumë gjëra të përbashkëta se sa me Rusinë,transmeton koha.

„Edhe ne jemi popull ortodoks. Ju e keni Kosovën , ne e kemi Krimenë dhe lindjen e Ukrainës. Sikur edhe në Kosovë, atje kanë ardhur njerëz me sasi të mëdha armatimi, që e kanë marrë nga jashtë dhe e kanë rrëmbyer territorin tonë”, pohon Aleksandroviç.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë