Loading…
Kosova mund të ketë proces më rigoroz për anëtarësim në BE
  • 16/01/2019 | 12:21

Kosova mund të ketë proces më rigoroz për anëtarësim në BE

Ekspertët e BE’së kanë paralajmëruar se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ballafaqohen me një process më rigoroz për anëtarësim në BE. Bëhet e ditur se BE ka vendosur metodologji të re të negocimit me vendet që duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur, Sabine Zwaenepoel, eksperte për sundim të ligjit në departamentin për zgjerim në Komisionin Evropian. Ajo ka thënë se BE gjatë negocimit për anëtarësim do të fokusohet në tre aspekte të rëndësishme për anëtarësim: Sundimi i Ligjit, qeverisja ekonomike dhe reformat administrative.

Rezultatet e proceseve gjyqёsore më të rëndësishme

Sa i përket sundimit të ligjit, Zwaenepoel tha, se tani çështja më e rëndësishme do të jetë rezultati i gjykimeve që kanë të bëjnë me korrupsion dhe sundimin e ligjit. “Ne i kemi kushtuar rёndёsi rezultateve” në vlerësimin që do t’u bëhet shteteve në procesin e negociimit.

Duke shpjeguar këtë Zwaenepoel tha, se BE’ja ka vendosur sisteme monitorimi të gjykatave. Ajo shtoi se BE është në negociata me OSBE në që të vendosin një mekanizëm për monitorimin e proceseve gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përveç kësaj BE’ja ka aplikuar edhe mekanizma të ndërprerjes së negociatave, suspendimit të tyre, apo futjes së kushteve të reja gjatë procesit negociues. Të gjitha këto do ta bëjnë procesin e anëtarësimit në BE për shtetet e reja më të komplikuar, por duke forcuar punën për sundimin e ligjit.

Sundimi i ligjit i sfiduar brenda BE’së

Ky debat bëhet ndërkohё qё BE’ja është duke u përballur vet me probleme në sundimin e ligjit nga vendet anëtare. Shkelje të rregullave të BE’së ka bërë Hungaria me ligjin e OJQ-ve sidomos me pjesën ku ndalohet financimi i tyre nga jashtë. Gjithashtu Zwaenepoel, përmendi që Gjykata Evropiane e Drejtësisë është duke u ngarkuar me raste të reja duke iu referuar situatës në Poloni ku pavarësia e sistemit gjyqësor është e kërcënuar.

Ekspertja nga BE’ja gjithashtu theksoi se në raste kur buxheti i BE së është i kërcënuar nga keqmenaxhimi do të ketë mekanizma për ndërprerjen e fondeve si për anëtaret aktuale të BE’së ashtu edhe për ata të cilët aspirojnë unionin. Në kuadër të mekanizmave nxitëse për zbatimin e reformave, Zwaenepoel përmendi liberalizimin e vizave. Në këtë çështje reagoi hulumtuesja Tena Prelec duke thënë se BE’ja duhet ta mbajë fjalën, sepse ndryshe humb kredibilitetin siç ka ndodhur me rastin e Kosovës.

Korupsioni në Balkan rregull jo përjashtim

Tena Prelec nga Universiteti London School of Economics prezantoi një raport të bërë nga një grup i hulumtuesve për Ballkanin të quajtur BiEPAG. Raporti i jep rekomandime BE’së se çka duhet bërë në mënyrë që sundimi i ligjit të përmirësohet dhe kjo të bëhet në formë të qëndrueshme në mënyrë që të mos ketё prapaktheu, kur hiqen kushtëzimet e BE’së. Në raport sa i përket korrupsionit në Ballkan thuhet se ai është “i veçantë” në formën që shoqëritë e Ballkanit janë të karakterizuara me shpërndarje të vazhdueshme të të mirave publike në baza jo universale, që pasqyron shpërndarjen e padrejtë të pushtetit në këto shoqëri. Pra që korrupsioni është më shumë rregull se sa përjashtim.

Në raport gjithashtu thuhet se BE ka bërë kushtëzime për vendet e Balkanit Perëndimor, mirëpo përkundër kësaj “ndikimi mbetet i kufizuar. Në vend që të forcohen institucionet, demokracia është në tërheqje në Balkanin Perëndimor”.

Në kuadër të masave të parashikuara në këtë raport përfshihet dhënia e”masave korrektuese në mënyrë më të shpejtë dhe më të fuqishme si dhe veprime të tjera që kanë të bëjnë me raportim më të shpejtë dhe më të shpeshtë. Aty gjithashtu rekomandohet që “prioritetet të pasohen nga nisma pozitive dhe masa sanksionuese” /gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë