Loading…

Kosova mund të marrë Kodin Telefonik këtë javë

  • 12/12/2016 | 08:21

Kosova mund të marrë Kodin Telefonik këtë javë

Unioni Ndërkombëtar për Telekomin (ITU) “shumë shpejt”, sipas BE-së, do të botojë në buletinin zyrtar vendimin për t’i dhënë Kosovës në përdorim kodin ndërkombëtar të telefonisë +383.

Pasi buletinet e tilla publikohen zakonisht me datat 1 dhe 15 të muajt, sipas të gjitha gjasave, vendimi për rastin e Kosovës do të bëhet publik këtë të mërkurë.

Por mbeten ende të paqarta disa karakteristika juridike të dhënies së këtij kodi për Kosovën për të cilin kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, insiston se do të jetë “kod ndërkombëtar për shtetin e Kosovës sikur për secilin shtet tjetër të botës”, e pala serbe thotë se “do të jetë kod për përdorim në një hapësirë gjeografike që është pjesë e Serbisë, sikurse Tajvani që është pjesë e Kinës”, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë ka njoftime të pakonfirmuara se Serbia në letrën e saj që tashmë i ka dërguar ITU-s, me të cilën ka dhënë pajtimin që për Kosovën të ndahet kodi ndërkombëtar, ka shkruar në këtë letër se ky do të jetë kod gjeografik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë