Ashtu siç edhe ishte paraparë Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi e ka pritur ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Gjermanisë, Christian Schmidt. Ata kanë folur për bashkëpunimet e tanishme por edhe shtimin e tyre në të ardhmen.
Krasniqi dhe Schmidt, në një konferencë për media të mbajtur pas takimit thanë se së bashku kanë diskutuar rreth trajnimit të të rinjve nga Kosova në fushën e Bujqësisë, të cilët do të mund të marrin praktikat e Gjermanisë.
Ndërsa ministri gjerman Christian Schmidt, tha  është mirë që vendi ynë e ka nënshkruar MSA-në, mirëpo sipas tij, ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.
Ministrat thanë se në të ardhmen do të bashkëpunojnë edhe në fushën e turizmit rural. /gazetametro.net