Loading…

Kosova mund të mbetet pa rrymë gjatë verës

  • 09/04/2017 | 20:02

Kosova mund të mbetet pa rrymë gjatë verës

Korporatës Energjetike të Kosovës i kanë mbetur edhe pak muaj që të nxjerrë thëngjill nga minierat ekzistuese.


Dhe nëse nuk ndërmerret ndonjë hap për zgjidhjen e çështjes së largimit të banorëve, fillimisht të Shipitullës, atëherë termocentralet do të ndalen së prodhuari rrymë, raporton KTV.

Një situatë e tillë mund të ndodhë jo më larg së në qershor.

Në korrik të vitit të kaluar, KEK-u u kishte dërguar të gjithë drejtuesve të përfshirë në proces, duke i alarmuar me problemin e ndërtimeve ilegale që po bëhen në disa fshatra dhe që, sipas saj, inspektorati i Komunës së Obiliqit nuk po ndërmerr asnjë veprim.

Drejtori aktual i inspeksionit nuk ka pranuar të flasë për të dhënë detaje për numrin e ndërtimeve pa leje edhe masat e ndërmarra

As zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik nuk kanë folur rreth këtij problemi.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit fajin ua ka hedhur institucioneve tjera që, sipas tij, duhet të kryejnë punën që u takon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë