Loading…

Kosova mund të paguajë mbi 364 mijë euro për Enver Sekiraqën

  • 29/01/2017 | 16:19

Kosova mund të paguajë mbi 364 mijë euro për Enver Sekiraqën

Enver Sekiraqa mund t’i kushtojë mbi 364 mijë euro buxhetit të Kosovës, nëse Gjykata e Apelit konfirmon dënimin prej 37 vjetësh burgim.


Mbajtja në burg e Enver Sekriraqës për aq sa është dënuar në shkallën e parë buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kushtojë mbi 364 mijë euro.

Në një intervistë para disa javësh për emisionin “Jeta në Kosovë”, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, kishte nënvizuar se Ministria e Drejtësisë paguan rreth 27 euro në ditë për trajtimin e një të burgosuri.

I dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa do qëndrojë në burg afërsisht 13,500 ditë.

Nëse llogariten shpenzimet prej 27 eurosh në ditë, atëherë del se Enver Sekiraqa buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 364 mijë euro.

Pas disa vitesh në arrati Enver Sekiraqa është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim. Pas ankesës, lënda e tij ndodhet në Gjykatën e Apelit.

Procesi gjyqësor në këtë Gjykatë për Sekiraqën ende nuk ka filluar.

Ndërsa për këtë vrasje, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen ‘Santea” më Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë