Loading…

Kosova ndaj Anglisë humbi edhe një futbollist titullar: Mungon ndaj Malit të Zi

  • 11/09/2019 | 16:39

Kosova ndaj Anglisë humbi edhe një futbollist titullar: Mungon ndaj Malit të Zi

Përveç lojtarëve të lënduar, Kosova nuk do të mund të llogarisë as në Besar Halimin për  ndeshjen e radhës në muajin e tetorit, transmeton Gazeta Metro.


Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Kjo për shkak se Halimi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë dhe kështu ka plotësuar numrin e kartoneve. Vlen të theksohet se 24 vjeçari ishte titullar në dy ndeshjet, ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Ndryshe, Kosova ndeshjen e radhës për kualifikime në ‘Euro 2020’ e zhvillon më 14 tetor ndaj Malit të Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘Dardanët’ në tetor gjithashtu e zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 10 tetor. Edhe kjo ndeshje zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë