Loading…

Kosova ndaloi lojërat e fatit: Por në Klinë po vazhdon të luhet bixhoz

  • 19/06/2019 | 10:22

Kosova ndaloi lojërat e fatit: Por në Klinë po vazhdon të luhet bixhoz

Ndonëse Kosova ndaloi lojërat e fatit, në Klinë po vazhdon të zhvillohet kjo veprimtari e kundërligjshme, ku për të cilën, është arrestuar një person, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë kontrolluar disa lokale dje në Klinë, ku me ç’rast, kanë arrestuar një person.

I dyshuari, është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kontrolluar disa lokale, nën dyshimin se në të njëjtat zhvillohet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Kujtojmë se pas vrasjeve që kanë ndodhur në disa kazino në Kosovë, qeveria ka marrë vendim që të mbyllë të gjithë lokalet e lojrave të fatit, por kjo veprimtari, po vazhdon të zhvillohet në kundërshtim me ligjin./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë