Loading…

Kosova në Asamblenë Parlamentare të NATO’s

  • 21/03/2017 | 12:39

Kosova në Asamblenë Parlamentare të NATO’s

Delegacioni i Kosovës në krye me nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Slobodan Petroviq, po marrin pjesë punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sarajevë.

Për tri ditë sa do të zgjas mbledhja e 94-të “Rose-Roth” e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të analizohet situata politike dhe e sigurisë në rajon dhe në vendet që po kalojnë kriza të mëdha, për sa i përket sigurisë, luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, sigurisë në Evropë, shtensionimit të marrëdhënieve dhe uljes së tensionit nacionalist në mes vendeve e kombeve të shteteve të Ballkanit.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës me përfaqësuesit e NATO- s do të bisedojë lidhur me rrugët që duhet ndjekur për të realizuar objektivin e Kosovës, për ta themeluar ushtrinë dhe për të qenë anëtare e barabartë me vendet tjera në këtë organizatë, shkruan Klan Kosova.

Po ashtu janë planifikuar edhe takime me delegacionet e vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë