Zakonisht, politika e jashtme e shteteve serioze ndërtohet mbi të dhënat dhe informacionet që sigurojnë shërbimet e tyre inteligjente.
Zafir Berisha
Në Gjermani, ish-drejtuesi i Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND) August Hanning, është arrestu me pretendime që lidhen me spiunazhin në favor të Rusisë.
Në nëntor të vitit 2008, në Prishtinë u arrestuan tre shtetas gjermanë, të lidhur me BND-në, nën dyshimin për përfshirje në sulmin me eksploziv ndaj zyrës së misionit OSBE në Kosovë.
Gjykata Speciale në Hagë dihet se është pjesë e një projekti me prapavijë ruso-serbe, ndërsa Gjermania është ndër shtetet që kanë mbështetur financiarisht funksionimin e saj.
Pas zhvillimeve lidhur me ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, ambasadori gjerman u pa në Gjykatën Kushtetuese, ndërkoh Bashkimi Evropian dhe disa ambasada evropiane reaguan ndaj këtyre ndryshimeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë publikisht në të njëjtën mënyrë.
A është Kosova, për shkak të pozitës së saj strategjike në Ballkan, një nga hapësirat ku po përplasen interesat amerikane dhe evropiane, ndërkohë që ndikimi rus po luan rol të madh në këtë rivalitet?
A mund të ketë përtej çështjes së Gjykatës Speciale, një luftë të heshtur interesash ndërmjet fuqive të mëdha, pasojat e së cilës shtrihen edhe mbi të ardhmen politike të Kosovës?
Vuajtjet e katër burrave në Hagë do të ishin një çështje më vete, sado e rëndë dhe e padrejtë të perceptohet nga një pjesë e shoqërisë sonë.
Por shqetësimi bëhet shumë më i madh kur në pikëpyetje vihet edhe funksionimi i shtetit të Kosovës.
Sepse çështja nuk është vetëm fati i katër burrave në Hagë, por edhe interesat, ndikimet dhe pasojat që mund të përcaktojnë të ardhmen e shtetit tonë!
Dhe krejt në fund, lind pyetja që kërkon përgjigje:
Cili është synimi i Gjermanisë, e cila pavarësisht të gjitha këtyre zhvillimeve, ka mbështetur politikisht sektin e binomin Albin–Dejona dhe kursin e tyre politik në Kosovë?
A bëhet fjalë për interesa strategjike, për një llogari gjeopolitike apo për një qasje që ende nuk e kemi kuptuar plotësisht?