Loading…

Kosova në mesin e pesë shteteve europiane me më së paku të infektuar

  • 26/10/2020 | 13:18

Kosova në mesin e pesë shteteve europiane me më së paku të infektuar

E përditshmja finlandeze “Helsingin Sanomat”, ka thënë se Kosova, bashkë me Estoninë, Norvegjinë, Finlandën dhe Serbinë, janë vendet me më së paku të infektuar me koronavirus në Europë, me rreth 41-60 raste për 100.000 banorë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas shifrave të publikuara nga ky medium, Estonia është vendi me më pak persona të infektuar brenda 2 javëve, pastaj Norvegjia, Serbia, Kosova dhe Finlanda.

Në këtë artikull, thuhet se Kosova ka shënuar rreth 50 raste për 100 mijë banorë, duke hyrë kështu në listën e vendeve me më pak të infektuar.

Kurse, veç vendeve me më pak raste, shtetet që kanë regjistruar shkallë më të lartë të të infektuarve janë Belgjika, Republika Çeke, Andorra dhe Vatikani.

Kujtojmë se sa i përket Kosovës, muajve të fundit është vërejtur rënie e theksuar e rasteve me koronavirus por edhe viktimave, teksa vendi po bëhet gati për ta përballuar valën e radhës./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë