Loading…

Kosova në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-COVID

  • 30/10/2020 | 11:27

Kosova në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-COVID

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve që t’i bashkohen një pakti global që synon të garantojë se vendet më pak të pasura do të kenë qasje në vaksinat për koronavirus, duke paralajmëruar për rreziqet e të ashtuquajturit “nacionalizëm për vaksina”, shkruan Gazeta Metro.


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim se vendimi i shteteve të pasura që të sigurojnë vaksinat për qytetarët e tyre, mund të pengojë përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë.

Mirëpo edhe Qeveria e Kosovës po zhvillon negociata për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 “në rast se miratohet një e tillë”.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë duke biseduar me Bankën Botërore për të siguruar vaksinën anti-COVID sapo ajo të jetë në dispozicion.

“Si Ministri e Financave jemi në negociata intensive me Bankën Botërore në mënyrë që të hyjmë gjithashtu në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksinës anti-Covid, dhe kjo na bën të sigurt se ne do të jemi ndër vendet e para në fakt që sapo të dalë vaksina të arrijë. Do të thotë kur ata të furnizohen në mesin e shumë vendeve të tjera do të jetë edhe Kosova. Këto janë parashikimet tona duke u bazuar në situatën aktuale”, ka thënë Bajrami, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 25 vaksina aktualisht duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.

Dy fazat e para të testimit përfshijnë një grup më të kufizuar njerëzish, por faza e tretë e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj, thotë OBSH-ja, e cila ka kërkuar nga të gjitha kompanitë dhe shtetet që t’i përmbahen udhëzimeve për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë