Loading…

‘Kosova nën sanksione’- Hill përgëzon bashkëpunimin ushtarak: Partneriteti me Serbinë do të thellohet edhe më tej 

  • 18/09/2023 | 21:36

‘Kosova nën sanksione’- Hill përgëzon bashkëpunimin ushtarak: Partneriteti me Serbinë do të thellohet edhe më tej 

Ambasadori Amerikan Christopher Hill, në një pritje në Beograd ka lëvduar dhe iu gëzua partneritetit ushtarak me shtetin serb, i cili do të përmirësohet tutje shtoi tutje, transmeton Gazeta Metro.


Njoftimin e bëri Ambasada Amerikane në Beograd në rrjete sociale me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Forcave Ajrore Amerikane që u shënua në Beograd. Njoftimin e titulloi në ‘X’ :“Partneriteti ministrisë së mbrojtjes dhe ushtrisë së Serbisë dhe ushtrisë serbe është një i partneritet i miqve të ngushtë. Së bashku më të fortë”.

Me atë rast Hill mbajti një fjalim ku theksoi partneritet ushtarak me Serbinë dhe besimin e tij se kjo miqësi do të zhvillohet më tutje.

“Jam shumë krenar që jam nikoqir i kësaj ngjarjeje këtu në Serbi, ku ushtria amerikane ka një marrëdhënie të ngushtë dhe me dobi të dyanshme me forcat e armatosura serbe. Fakt që dëshmohet qartë edhe me vizitën e John Harris nga Garda Kombëtare e Iowa javën e kaluar”.

Më pas në fjalimin e tij diplomati më tej shtoi se partneriteti me Serbinë në përgjithësi do të thellohet edhe në fushat e tjera.

“Mendoj se partneriteti ynë me Serbinë është shumë i rëndësishëm. Mendoj se ky partneritet do të thellohet më tutje gjatë bashkëpunimit tonë”.

Serbia është në kritika se nuk është përcaktuar plotësisht në politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë, si partner dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë