Loading…

Kosova nënshkruan marrëveshje për kredi 46 milionë nga Banka Botërore

  • 29/06/2020 | 15:23

Kosova nënshkruan marrëveshje për kredi 46 milionë nga Banka Botërore

Kosova ka marrë nënshkruan marrëveshje për kredi 46 milionë euro nga Banka Botërore.


Kosova ka arritur një marrëveshje me Bankën Botërore për ta marrë një kredi përmes Asociacionit Zhvillimor Ndërkombëtar. Këtë marrëveshje e ka nënshkruar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Këto mjete financiare do të shfytëzohen për kundër-përgjigjie ndaj kërcenimit që vjen nga pandemia COVID-19, sidomos në rritjen e testimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.

Poashtu në këtë kredi do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos së kaluar dhe Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Projekti i Emergjencës COVID-19” është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë, dhe Bankës Botërore në anën tjetër.

Si pasojë e coronavirusit ekonomia e Kosovës ëshë në një gjendje jostabile, për këtë shteti Kosovës me mekanizmat e veta po mundohet që të arrihet stabiliteti i ekonomisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë